Botohet doracaku në gjuhën shqipe “Në vend të fjalës së huaj FOL SHQIP”

06 qershor 12:26

FOL SHQIP – Autori me renome ndërkombëtare Dr. Burim Dërmaku tani vjen edhe me doracakun në gjuhën shqipe, “Në vend të fjalës së huaj FOL SHQIP”.

Doli në shitje Doracaku “Në vend të fjalës së huaj FOL SHQIP” nga Autori me renome ndërkombëtare Dr. Burim Dërmaku dhe Libraria Artini.

Doracak që ja vlen ta keni të gjithë në xhep, apo në shtëpinë tuaj, sepse është doracak apo fjalor që mund të përfitoni shumë dije, përveç të gjitha fjalëve të huaja dhe huazimeve që po përdoren me të madhe kohëve të fundit, po ashtu mund të gjeni edhe kuptimin e shumë fjalëve të përdorshme shqipe, që ja vlen shumë ti dini!

Kupto botën rreth teje, mëso kuptimin e afro 2000 fjalëve të huaja, huazimeve dhe shumë fjalëve të përdorshme: Agravoj, Alegro, Anomali, Anonçoj, A Priori, Avangardë, Background, Cedoj, Decidiv, De Jure, Dezha vy, Dinjitoz, Diskret, Divergjencë, Eksponent, Ekstrovert, Empatia, Ezauroj, Feedback, Fleksibil, Gracioze, Guidë, Gusto, Hipokrit, Hipotetike, Iluzion, Impakt, Impenjim, Impiqment, Influencë, Injorancë, Introvert, Justifikoj, Kamuflim, Karizmatik, Kliring, Klishe, Kohezion, Kompatibil, Koncize, Koshient, Labirint, Laike, Lidership, Linçoj, Marshutë, Maskilist, Megaloman, Mizantrop, Naiv, Narcist, Neglizhenca, Nihilist, Nur, Observoj, Oligarki, Opcion, Oponent, Oscilim, Ospitoj, Pedigre, Pezhorativ, Piar, Pragmatik, Prestigj, Prevalon, Puntatë, Rejting, Revidim, Rigjide, Rigoroze, Sedër, Sens, Sensacion, Shund, Subkoshienca, Subtil, Suspanca, Tabor, Telepati, Tendencë, Transparent, Unifikim, Utopi, Variabil, Vulnerabël, Xhentil…..afro 2 mijë fjalë.

Dërmaku thotë: Këto fjalë nuk i kam zbuluar unë dhe as nuk i kam sjell unë, por disa prej tyre janë përdorur para shumë viteve, po ka edhe huazime te reja që kanë ardhur dhe po përdoren për çdo ditë dhe kam bërë punë 20 vjeçare duke i përmbledhur ( dhe duke gjetur kuptimin e tyre të saktë), duke lexuar dhe duke hasur në to edhe nëpër libra për fat të keq edhe shkollore dhe po ashtu jo shkollore, në emisionet apo programet më kryesore, lajme dhe për fat të keq edhe duke i dëgjuar nga “intelektual” të ndryshëm dhe sigurisht për çdo ditë ballafaqoheni edhe ju me këto fjalë dhe dëgjoni këto fjalë të huaja, huazime të pa nevojshme dhe në këtë doracak mund të gjeni kuptimin e saktë të tyre dhe mund të zëvendësoni me fjalët e bukura shqipe dhe po ashtu mund të mësoni edhe kuptimin e saktë të tyre.

Thirrja e tij është të përdoren apo të zëvendësohen me fjalë shqipe, pasi kemi mjaft fjalë të bukura shqipe thotë autori Dërmaku dhe nuk kemi nevojë të deformojmë gjuhën e bukur shqipe me fjalë të huaja dhe huazime të tilla të panevojshme.

Grumbullimin e tyre, përkthimin dhe prejardhjen e fjalëve e ka bërë vet autori Dr. Burim Dërmaku, por ka fjalë edhe që janë marrë, apo janë përmbledhur nga fjalor apo publikime të ndryshme që të bëhet përshtatja më e mirë e fjalëve, p.sh. Ka pak fjalë nga i madhi Dizdari dhe është cekur në fund prejardhja dhe numri i faqes dhe Autori thotë: jo që nuk e dimë edhe ne p.sh. që është: JESHILE e GJELBËR, PENXHERE që është DRITARJA dhe PAZARI që është TREGU etj., por më shumë për respekt dhe përkujtim të të madhit Dizdari dhe punës së madhe të tij që ka bërë më herët, sidomos për fjalët në gjuhën turke etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrat kundër pastrimit të parave në Bankën e Italisë fokusohen…