Bottas: Shumë presion për një fitore

06 korrik 2020 | 11:43

Sezoni 2020 në Formula 1 nisi me një fitore për pilotin finlandez Valtteri Bottas, që ishte superior shokut të tij të skuadrës te Mercedesi, Lewis Hamilton, gjatë gjithë fundjavës. Bottas siguroi të shtunën “pole position” dhe më pas të dielën e dominoi garën dhe e fitoi atë.

“Ishte një garë ku presioni ndaj meje ishte shumë i madh. Gjatë garës makina e sigurisë hyri disa herë në pistë dhe kjo nuk është e lehtë për një pilot që kryeson, pasi i duhet të mbrohet nga sulmet e rivalëve dhe Hamiltoni e pati një ndihmë”, ka thënë Bottas.

“Hamilton pati disa mundësi për të më parakaluar, por nuk ia doli dot mbanë. Gjithsesi, nuk ka mënyrë më të mirë për të nisur sezonin se sa me një fitore. Kjo fitore më motivon edhe për garën e dytë këtu në Austri”, ka deklaruar Bottas. Dy garat e para sezonale të Formula 1 do të zhvillohen në pistën austriake të Zeltweg. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ka njoftuar për nisjen e…