Brahimaj: Të gjithë bashkë më 7 gusht për lirinë, të vërtetën dhe nderin tonë kombëtar!

05 gusht 2025 | 16:03

Deputeti i AAK-së dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Lahi Brahimaj, u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e 7 gushtit, kundër padrejtësive të Gjykatës Speciale.

Ai ka thënë se “në vend që të kërkojë drejtësi, Gjykata Speciale po bashkëpunon me okupatorin, duke u bazuar në dosje të rreme kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit”.

“Të dashur miq, organizatat e dala nga lufta kanë thirrur protestë mbarëpopullore më 7 gusht  sepse padrejtësia ndaj komandantëve të UÇK-së po bëhet gjithnjë e më e rëndë. Në vend që të kërkojë drejtësi, Gjykata Speciale po bashkëpunon me okupatorin, duke u bazuar në dosje të rreme kundër Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit. Kjo nuk është drejtësi por është përndjekje politike. UÇK-ja ka qenë luftë çlirimtare, jo krim! Të gjithë bashkë më 7 gusht për lirinë, të vërtetën dhe nderin tonë kombëtar!”, ka shkruar Brahimaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i krahut, Elseid Hysaj duket se nuk bën pjesë…