Brahimi: Në Serbi na kërkuan të marrim pjesë pa simbole, por s’pranuam 

25 tetor 2021 | 10:05

Në lidhje me këtë, në “Sytë Shtatë” në Klan Kosova ka folur Besim Brahimi, Selektori i Kombëtares së Kosovës në boks, i cili tha se u kishin kërkuar që të marrin pjesë në kampionat pa simbole.

“Ne u nisëm të shtunën rreth orës 5 të mëngjesit për të hyrë në Serbi kah Dheu i Bardhë dhe nuk na lejuan të hyjnë për shkak se thanë se e kemi urdhërin prej lartë, që boksierët e Kosovës të mos hyjnë në Serbi dhe të mos marrin pjesë në kampionat botëror. Na thanë që urdhëri është nga Qeveria e Serbisë që Kosova me këto simbole të mos marrë pjesë në kampionat”, tha Brahimi.

Ai gjithashtu tha se një gjë e tillë përmes një shkrese u është kërkuar edhe nga Federata Ndërkombëtare e Boksit “AIBA”.

“Ne nuk provuam të futeshim pa simbole sepse po shkojmë ta përfaqësojmë shtetin tonë, ne kemi mundur të shkojmë si civil po të donim. Edhe AIBA na e dërgoi një shkresë që të marrim pjesë pa simbole, me flamur të AIBA-s, e që ishte nënçmim edhe për Kosovën sepse edhe ne jemi me të drejta të barabarta si të gjitha shtetes e botës. Por, as që vinte në shprehje që ne të marrim pjesë pa simbole”, u shpreh ai.

Tutje, ai tregoi se janë kontaktuar edhe nga Ministrja Gërvalla si dhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës nga të cilët u është kërkuar që të mos marrim pjesë pa emblemën e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim…