Braktisi forcat e NATO-s për të luftuar në Ukrainë, burgoset ushtari britanik

05 korrik 2023 | 10:36

Një ushtar britanik, i cili braktisi forcat e NATO-s në Estoni për të luftuar në Ukrainë, është burgosur. Alexander Garms-Rizzi është dënuar me 12 muaj në një qendër paraburgimi ushtarak pasi braktisi njësinë e tij dhe kaloi kufirin e Estonisë për të luftuar me  forcat ukrainase.

Një gjykatë ushtarake tha  se 21-vjeçari kishte kundërshtuar urdhrat dhe kishte krijuar një rrezik sigurie.

“Urdhri për të mos shkuar në Ukrainë nuk mund të ishte më i qartë. Urdhri ishte që ai të qëndronte atje për të mbrojtur forcat britanike dhe shtetin që të mos tërhiqeshin zvarrë në konflikt”, tha gjykatësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pensionet,…