Brazili njoftohet me humbje, por kualifikohet në raundin tjetër

02 dhjetor 2022 | 22:15

Kameruni ka arritur të bëjë të “pamundurën” duke arritur të marrë 3 pikë të plota, ndaj Brazilit, por duke i pozicionuar përfundimisht në vendin e tretë, pa arritur të kualifikohen për në raundin tjetër.

Në minutën e 92-të, sulmuesi shtatlartë, Vincent Abubakar tundi rrejtën e Edersonit, duke i dhënë fund qëndrimit të Brazilit, pa asnjë gol të pësuar, në “Katar 2022”. Në fazën e 1/16-ve, Brazili i vendit të parë do të përballet me vendin e dytë të grupit H, Korenë e Jugut, ndërsa Zvicra e cila u pozicionua në vendin e dytë do të përballet në fazën tjetër me Portugalinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk kanë munguar tensionet gjatë gjithë sfidës mes Zvicrës dhe…