Brazili shënon shifrën më të lartë me Covid-19 brenda një dite

30 maj 2020 | 14:23

Brazili ka raportuar 26 928 raste me koronavirus brenda 24 orëve. Ky është numri më i lartë i të prekurve brenda një dite që është shfaqur atje.

Numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 atje ka shkuar në 465 166. Brazili është epiqendra  e shpërthimit të koronavirusit në Amerikën Jugore.

Brenda 24 orëve të fundit atje kanë ndërruar jetë 1 124 persona, numri i përgjithshëm nga ky virus atje është 27 878 më i lartë se ai në Spanjë.

Nga Ministria e Shëndetësisë atje kanë thënë se nuk ka asnjë mënyrë për ta parashikuar se deri ku do të arrijë virusi atje, shkruan “BBC”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë në Maqedoninë…