Braziliani i martuar me gjashtë gra, planifikon të bëjë fëmijë me secilën

31 mars 2023 | 11:12

Një burrë me gjashtë gra thotë se ka në plan të bëjë fëmijë me secilën prej tyre nëpërmjet nënave surrogate në mënyrë që asnjëra prej tyre të mos ndihet e lënë anash.

Arthur O Urso, 37 vjeç, nga Sao Paulo, Brazil, shpesh bëhet lajm falë organizimit të tij të diskutueshëm të martesës, transmeton Telegrafi.

Në kulmin e tij, influencuesi, i cili ka 198 mijë ndjekës, kishte gjithsej nëntë gra – por vitin e kaluar ai u divorcua nga tre prej tyre. Tani, ai aktualisht është ‘i martuar’ me Luana Kazakin, 27 vjeçe, Emelly Souza-n, 21 vjeçe, Valquiria Santos, 24 vjeçe, Olinda Maria, 51 vjeçe, Damiana, 23 vjeçe dhe Amanda Albuquerque, 28 vjeçe.

Por, Arthur shpreson të zgjerojë familjen tani duke bërë fëmijë, ku ai dhe gratë e tij do t’i bëjnë përmes nënave surrogate, në mënyrë që të mos ‘mërzisë’ asnjë nga partnerët e tij.

“Unë nuk dua të shqetësoj asnjë nga gjashtë gratë e mia duke zgjedhur se cila do të mbetet shtatzënë e para, kështu që ne kemi zgjedhur një rrugë tjetër, atë të nënave surrogate”, tha Arthur.

Arthur – i cili ka një vajzë 10-vjeçare nga një lidhje e mëparshme – vuri në dukje se ai kurrë nuk kishte përjetuar ‘diçka të tillë’.

“Nuk kam kaluar kurrë diçka të tillë, kështu që është hera e parë.

“Ne jemi shumë të shqetësuar, por të emocionuar për të realizuar këtë ëndërr për të pasur një fëmijë”.

Dhe për shkak se aktualisht ka një vajzë, ai shpreson të mirëpresë një djalë tjetër.

Ndonëse dëshiron të ketë një fëmijë me secilën grua, ai po planifikon të përdorë vezën e gruas së tij të parë, Luanës, për implantimin fillestar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prestigjiozja “L’Equipe” ka publikuar artikullin vjetor mbi pagat e lojtarëve…