Bregu: Bashkëpunimi Rajonal ka të bëjë me zgjidhje dhe sfidat e të përbashkëta

10 shkurt 2020 | 22:17

Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC ) gjatë takimit me Mevlüt Çavuşoğlu, Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, sot në Ankara, tha se RCC e vlerëson angazhimin e vazhdueshëm dhe përkushtimin e Turqisë në bashkëpunimin rajonal që do të vazhdojë edhe këtë verë ndërsa merr Kryesinë në Zyrë të Proçesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore (SEECP C-i-O) nga Kosova.

“Gjatë këtij kryesimi, RCC do të prezantojë vizionin e zhvillimit social-ekonomik të rajonit përtej vitit 2020 ose Strategjinë SEE 2030, që është aktualisht duke u zhvilluar me udhëheqjen e pjesëmarrësve të SEECP ”, tha Bregu.

Sekretarja e Përgjithshme Bregu shfrytëzoi rastin për ta informuar Ministrin Çavuşoğlu në lidhje me aktivitetet e ardhshme të RCC dhe planet në vazhdim që synojnë forcimin e bashkëpunimit rajonal në Europën Juglindore.

Ministri Çavuşoğlu tha se bashkëpunimi me RCC për projektet e bashkëpunimit rajonal do të jetë edhe më i fortë në të ardhmen, veçanërisht gjatë Kryesisë së SEECP, duke shtuar se elementi gjithëpërfshirës i veprimeve të SEECP, si dhe dukshmëria e tij është me rëndësi thelbësore për proçesin.

Takimi me Ministrin e Punëve të Jashtme Turk është pjesë e konsultimeve sistematike në rajon që Sekretarja e Përgjithshme zhvillon me pjesëmarrësit e RCC. Ky takimi u zhvillua pak para vizitave të Ministrit Çavuşoğlu në Ballkan, duke filluar me Malin e Zi, e duke vazhduar më pas me Shqipërinë.

Gjatë vizitës së saj zyrtare ne Ankara, Sekretarja e Përgjithshme, ka për qëllim të takohet gjithashtu me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së në Turqi, të udhëhequr nga Kreu i Delegacionit, Ambasadori Christian Berger. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti…