Identifikohet 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në Spanjë
11 nëntor 2026
| 08:43
Është identifikuar shqiptari që u vra me armë zjarri mesditën e së martës në Orihuela Costa, në provincën Alicante të Spanjës. Viktima është Luka Beqiraj, 39 vjeç, nga Vlora, i cili u qëllua për vdekje teksa ndodhej në tarracën e një lokali.
Policia spanjolle dyshon se vrasja mund të ketë lidhje me një larje hesapesh. Sipas mediave lokale, hetuesit e Guardia Civil po shqyrtojnë mundësinë e një konflikti kriminal, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për motivin e ngjarjes.



