Brenda banesës së familjarëve të dëshmorëve Fazliu pas bastisjes së EULEX-it (Foto)

12 shtator 2023 | 12:54

Pas më shumë se pesë orësh ka përfunduar bastisja e EULEX-it në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri dhe Bahri Fazliu në “Kodrën e Diellit”, në Prishtinë.

Familjarët e kësaj familje kanë thënë se nuk i dinë arsyet e kësaj bastisjeje nga ana e EULEX-it në emër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu.

Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike.

Më poshtë mund t’i shihni disa foto brenda banesës së familjarëve të dëshmorëve Fazliu:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një Airbus A320 me 159 pasagjerë në bord ka kryer…