Brenda burgut australian të sigurisë së lartë, 400 të dënuar dhe asnjë qeli (Foto)

28 korrik 2018 | 21:07

Burgu më i ri i sigurisë së lartë në Australi nuk ka qeli dhe të dënuarit mund të bëjnë telefonata natën vonë ose mund të shohin televizorin personal me prekje.

Hunter Correctional Centre (HCC), në veri të Sidnejt mendohet se është e ardhmja e burgjeve, aty ku mund të rehabilitohen disa nga kriminelët më të këqinj të mundshëm.

Edhe pse 400 të burgosurit e këtij institucioni kanë privilegje që nuk i kanë të tjerët në burgjet e zakonshme të sigurisë së lartë, ata punojnë dhe kanë programin mësimor të detyrueshëm, që i përgatit për jetën që i pret pas shlyerjes së dënimit.

Gjithashtu, janë nën vëzhgimin e rreptë të plot 600 kamerave që shohin çdo lëvizje. Në rast incidentesh, është gjithmonë gati një skuadër elitare që rri brenda burgut.

Në 6 muajt e parë të funksionimit të HCC-së nuk ka pasur raste incidentesh, kështu që skuadra elitare nuk është vënë në punë ende.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ZCEU9, një prej jahteve më luksozë në botë me flamur…