Brenda një jave KEDS-i zë 164 konsumatorë duke vjedhur energjinë elektrike

29 nëntor 2022 | 14:00

Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në Kompaninë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) vazhdojnë të zbatohen në tërë Kosovën në baza ditore.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1976 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 164 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike”, ka njoftuar KEDS-i, duke njoftuar se keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm.

“Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”, është theksuar në njoftimin e KEDS-it.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë raportimit të ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli në Komisionin…