Brenda qershorit miratohet pakoja e projektligjeve për reformën e administratës

07 qershor 2018 | 15:27

Pakoja e projektligjeve që lidhen me Reformën e Administratës Publike, Projektligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, Projektligji për Zyrtarët Publik dhe Projektligji për Pagat i hapë rrugë zbatimit të reformës dhe modernizimit të administratës publike në Kosovë.

Kështu ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Administratës Publike, Mahir Jagxhilar.

Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar  se miratimi i këtyre projektligjeve është i rëndësishëm edhe për zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe përfarimin me agjendën evropiane.

Kryeministri Haradinaj, ka thënë se Projektligji për Paga ka kosto financiare, por garanton ruajtjen e nivelit të pagave për të gjithë të punësuarit në administratë publike dhe të punësuarve tjerë publikë në sektorin e arsimit dhe shëndetësisë.

Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Jagxhilar, e ka njoftuar  kryeministrin Haradinaj për procesin e deritashëm për hartimin e këtyre projektligjeve, duke theksuar se në muajin qershor të këtij viti do të përcjell në Qeveri pakon ligjore të 3 ligjeve bazike të administratës publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Boksieri shqiptar Florian Marku, do të ndeshet në datën 8…