
Breshër në fshatra të Drenasit
31 korrik 2020
| 20:20
Moti sot në Kosovë ka qenë i ndryshueshëm. Derisa paradite ka qenë mot me diell dhe i nxehtë, pasdite temperatura ka rënë dhe ka pasur reshje të shiut në disa qytete të Kosovës. Ndërkaq, në disa fshatra të Drenasit, kryesisht në Kizhnarekë, Nekovc, Krajkovë etj., ka rënë edhe breshër.