Austria rihap kufijtë ajrorë, lejon edhe fluturimet nga Kosova

31 korrik 2020 | 20:14

Aeroplanët nga 18 shtete që e kishin ndaluar përkohësisht aterrimin në aeroportin e Vjenës, janë lejuar të aterrojnë përsëri. Por, të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikut duhet të paraqesin testin PCR negativ.

Nga data 1 gusht Austria ka vendosur ta heqë ndalimin e kufijve.

Ndalimet e fluturimit nga 18 vende do të përfundojnë në mesnatën e 31 korrikut, thuhet në një njoftim për shtyp të bërë nga Aeroporti i Vjenës, raporton oe24.at, përcjell Albinfo Austria.

Por, duhet të keni kujdes: Të gjithë udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Vjenës duhet të dëshmojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se tri ditë ose duhet të ta pranojnë kushtin e vetizolimit dhjetëditor dhe të kërkojnë që testin PCR ta bëjnë në Austri brenda 48 orëve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së…