
Breshka fluturuese bie në rrjetat e peshkatarëve vlonjatë
20 shkurt
10:56
Një tjetër specie e rrallë ka rënë në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës. Breshka fluturuese, siç njihet në gjuhën shqipe, është një specie e cila në brigjet vlonjate është rastisur thuajse pesë herë në gjithë historinë.
Kjo tregon për veçantinë e saj dhe mosfrekuentimin e shpeshtë të brigjeve vlonjate. Breshka mbi shpinë ka pasur parazitë të detit të cilët e bëjnë ta humbasë drejtimin dhe të dalë në ujërat tona dhe më pas në cekëtinë.
Peshkatarët e Vlorës ia kanë pastruar parazitët për ta hedhur sërish në det.