Briatore: Ferrari duhet t’i besojë Leclercit para Vettelit

25 tetor 2019 | 16:26

“Leclerc është më i shpejtë se Vetteli. Është një pilot i destinuar për t’u shpallur kampion bote. Nëse unë do të isha shef i Ferrarit do të mbaja dhe përqendrohesha më shumë te Leclerc. Do ta lija atë pilot të parë dhe do të hiqja dorë nga Vetteli”.

Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga Flavio Briatore, ish-drejtues në Formula 1. Ai shpjegon zgjedhjen e tij. “Leclerc është një talent, agresiv në pistë dhe arrin të marrë më shumë nga makina. Çdo makinë duhet ta zgjedhë pilotin që do të mbështesë për titullin dhe një tjetër që do të jetë në dispozicion të tij. Vetteli mund të qëndrojë te Ferrari, është një pilot i madh, por vetëm si pilot i dytë”, ka pohuar Briatore.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pak orë pas shkarkimit të Ardian Memës, Tirana ka emëruar…