Brightoni zyrtarizon transferimin e Ansu Fatit

01 shtator 2023 | 15:00

Brighton & Hove Albion ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit Ansu Fati nga Barcelona.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë nënshkrimin e Ansu Fatit në huazim për një sezon nga Barcelona”, thuhet në njoftimin e Brightonit. Në anën tjetër, Barcelona ka njoftuar se huazimi është i thjeshtë dhe pa të drejt blerje nga klubi anglez.

“FC Barcelona dhe Brighton & Hove Albion Football Club kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit Ansu Fati deri më 30 qershor 2024. Nuk ka asnjë mundësi për një transferim të përhershëm”, thuhet në njoftimin e Barcelonës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar dy anëtarët e…