Britani, burrat paguhen më shumë se gratë

05 prill 12:28

Më shumë se tri të katërtat e kompanive në Britaninë e Madhe i paguajnë burrat më shumë se gratë, është thënë në një analizë të “BBC”-së.

Këto shifra janë publikuar pasi ka kaluar afati i fundit për dorëzimin e të dhënave për paga nga kompanitë në këtë vend.

Më shumë se 10 mijë kompani kanë publikuar të dhënat e tyre, ndërsa vetëm në ditën e fundit rreth një mijë kompani kanë dorëzuar dokumentet e tyre për paga.

Diferenca në paga bazuar në të dhënat e këtyre kompanive ka qenë 9.7 për qind.

Sipas shifrave, del se 78 për qind e kompanive paguajnë burrat më shumë se gratë, derisa 14 për qind prej tyre e bëjnë të kundërtën, duke paguar gratë më shumë.

Të dhënat përfshijnë vetëm pagën mesatare, duke ndarë veçmas fituesit më të mëdhenj nëpër kompanitë përkatëse.

Në raport po ashtu është thënë se 8 për qind e kompanive kanë deklaruar se nuk bëjnë diferenca në paga në baza gjinore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Smajl Latifi kryetar i ri i komunës së Rahovecit, një…