Britania anulon të gjitha fluturimet për në Egjipt

20 korrik 2019 | 22:19

British Airways i ka anuluar të gjitha fluturimet për në Kajro, për shkak të rreziqeve për sulme terroriste.

Firma britanike ka njoftuar se të gjitha fluturimet do të anulohen për shtatë ditë, si masë parandaluese.

Një zëdhënës nga Kajro ka deklaruar për “BBC” se ata nuk janë informuar për anulime të fluturimeve, por lajmi është konfirmuar edhe nga Ministria e Jashtme e Britanisë.

Ky lajm vjen katër vite pasi një avion rus u rrëzua në shkretëtirën Senai, në Egjipt, pas shpërthimit të një bombe në bord që vrau 224 udhëtarë.

Sulmi në atë kohë u mor përsipër nga ISIS. Arsyeja e saktë se pse janë anuluar fluturimet këtë herë mbetet e paqartë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini,…