Ardian Gjini: AAK-ja, gati për zgjedhje

20 korrik 2019 | 21:58

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka thënë se ky subjekt politik është gati për zgjedhje të reja, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Gjini ka thënë se AAK-ja në Gjakovë është mobilizuar për ta rikthyer Haradinajn në postin e kryeministrit.

“Përtej sfidave dhe vështirësive Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Gjakovë është mobilizuar, duke e ftuar sovranin që t’ia rikthejë të drejtën e mohuar për të punuar në të mirë të Republikës së Kosovës me kryeministrin tonë! AAK #GatiPërZgjedhje!”, ka shkruar Gjini në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se…