Britania e Madhe e përjashton Huawein nga rrjeti 5G

14 korrik 2020 | 16:56

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka urdhëruar që pajisjet e kompanisë kineze Huawei të hiqen plotësisht nga rrjeti 5G i Britanisë së Madhe deri në vitin 2027.

Vendimi është një sinjal se prodhuesi më i madh i pajisjeve të telekomit në botë, nuk është i mirëpritur në Perëndim dhe pritet të nxisë zemërimin e Kinës.

“5G do të ketë rol transformues për vendin tonë, por vetëm nëse kemi besim në sigurinë dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës mbi të cilën është ndërtuar. Pas sanksioneve amerikane kundër Huawei dhe këshillave teknike nga ekspertët tanë, qeveria ka vendosur se është e nevojshme të ndalohet Huawei nga rrjetet tona 5G”, ka pohuar sekretari britanik për digjitalizim, Oliver Dowden.

Një zëdhënës i Huaweit ka njoftuar se ky është një lajm zhgënjyes për këdo që mban një telefon celular në Mbretërinë e Bashkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bosnje dhe Hercegovina do të hapë kufijtë e saj për…