Britania e Madhe ka gjobitur “Facebook”-n me 567,000 euro

29 tetor 2018 | 11:24

Britania e Madhe ka gjobitur rrjetin shoqëror “Facebook” me 567,000 euro, për rolin në skandalin që shpërtheu për shkak të vjedhjes së të dhënave private që ka qenë të përfshirë në kompaninë britanike “Cambridge Analytica”.

Zyra e Komisionarit të Informacionit (ICO) ka arritur në përfundimin se “Facebook” ka lejuar një shkelje serioze të ligjit në këtë rast. ICO ka treguar se “Facebook” ka lejuar qasje në të dhënat private të përdoruesve pa pëlqimin e tyre të veçantë.

Komisionarja e Informacionit, Elizabeth Denham, ka bërë me dije se “Facebook” nuk ka arritur të mbrojë “privatësinë e përdoruesve të tij”.

“Facebook” nuk ka arritur të sigurojë që të dhënat personale të mbrohen, sepse nuk ka kontrolluar në mënyrë adekuate aplikacionet dhe njerëzit që kanë punuar në zhvillimin e aplikacioneve. /lexo.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Komunën e Prishtinës,…