Britania e Madhe pa marrëveshje me BE-në

16 tetor 2020 | 17:22

Kryeministri britanik Boris Johnson e vlerësoi të panevojshme vazhdimin e bisedimeve për një marrëveshje tregtare pas Brexit me Bashkimin Evropian.

Në një konferencë në Londër, Johnson tha se tani u takon krerëve të Bashkimit Evropian të vendosin nëse duan të vazhdojnë bisedimet.

Ai u zotua se vendi mund t’ia dalë edhe pa një marrëveshje me evropianët, por nga ana tjetër i bëri thirrje biznesit që të shtrëngojë rripin dhe të përgatitet për skenarin më negativ, atë të daljes pa marrëveshje.

“Nëse duan vazhdimin e bisedimeve, duhet të ndryshojnë thellësisht qasjen ndaj Britanisë. Por duket se ky nuk është rasti në Bruksel”, ka deklaruar Johnson.

Britania kërkon një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian të ngjashme me atë që blloku ka nënshkruar me Kanadanë, por nisur nga diskutimet e krerëve të BE-së gjatë samitit të tyre, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur, ndaj Londra është duke kërkuar një marrëveshje të ngjashme si ajo midis BE-së dhe Australisë.

Brexit kryesoi takimin e udhëheqësve të BE-së dhe para tij, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macon i kërkuan Londrës që të mos tërhiqet nga bisedimet.

Në përpjekje për të qetësuar gjendjen, kancelarja Merkel tha se të dy palët duhet të gjejnë një emërues të përbashkët.

“Ne i kërkuam Mbretërisë së Bashkuar e të qëndrojë e hapur për një kompromis në mënyrë që të arrihet një marrëveshje. Kjo gjithashtu do të thotë se edhe ne duhet të bëjmë lëshime”, ka deklaruar Merkeli./oranews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Jashtme iraniane ka bërë një paralajmërim të ri…