Britania kundërshton fuqishëm lajmin se është përfshirë në sulmin kimik në Siri

13 prill 2018 | 22:55

Ambasadorja britanike në Kombet e Bashkuara, Karen Pierce ka thënë se Britania nuk ishte e përfshirë në sulmin e dyshuar kimik në Siri, duke hedhur poshtë akuzat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

“Është një gënjeshtër groteske, e plotë, është lajmi më i keq i rrem që kemi parë ndonjëherë nga makineritë propagandistike ruse”, ka thënë ajo.

Rusia sot e ka akuzuar Britaninë e Madhe se është e përfshirë në sulmin me armë kimike në Duma të Sirisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeton Arifi nga Agjencia Kosovare për Mbrojtjen e të Dhënave…