Britania lanson projektin për forcimin e drejtësisë në Kosovë

30 tetor 2019 | 12:11

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka lansuar të mërkurën projektin e saj, i cili ka për qëllim forcimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Ambasadori britanik, Nicholas Abbott, ka thënë se ky projekt dëshmon angazhimin e shtetit të tij për një sistem të pavarur të drejtësisë në Kosovë.

“Lansimi i këtij projekti dëshmon edhe një herë angazhimin e ambasadës britanike për të qenë partnere e ngushtë për sistemin e drejtësisë në Kosovë. Shteti im ka interes që të mbështesë Kosovën në këtë rrugëtim. Kjo do të mundësonte që investitorët tanë vijnë të investojnë në Kosovë”, ka thënë ambasadori Abbott.

Ndërsa drejtori i këtij projekti, Stive Pitts, ka sqaruar në detaje temat që do t’i trajtojnë.

“Gjatë 4 muajve të para të projektit tonë kemi mbledhur informacione. Na është kërkuar të fokusohemi në 6 fusha, emërimet, avancimet, vlerësimet e informacioneve, llogaridhënia dhe transparencë”, ka thënë ai.

Rreth lansimit të këtij projekti ka folur edhe Skënder Çoçaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), i cili ka thënë se do të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë brenda sistemit gjyqësor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Notre Dame se Paris, katedralja më e famshme në botë…