Britania mbështet deklaratën e BE-së për dialogun

19 shtator 2023 | 14:44

Britania e Madhe i ka dhënë mbështetje deklaratës së 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE)E, nëpërmjet të cilës bëhet thirrje që Kosova dhe Serbia të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shpërndarë në “Twitter” deklaratën e lëshuar nga BE, në të cilën po ashtu është thënë se Asociacioni duhet të fillojë të zbatohet pa kushtëzime.

“Britania e Madhe qëndron prapa apelit të qartë nga 27 shtetet anëtare të BE-së për Kosovën dhe Serbinë që të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të sinqertë pa vonesa të mëtejme”, është thënë në postim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person i cili ishte duke pushuar në plazh ka…