Britaniku i arrestuar shfaqet përmes një videoje në Ukrainë – thotë se mund të përballet me dënimin me vdekje

17 korrik 2022 | 23:20

Një burrë britanik është shfaqur në një video duke bërë thirrje për ndihmë nga kryeministri britanik Boris Johnson, ndërsa duket se mbahet rob nga separatistët pro-rusë në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk (DPR) në Ukrainën lindore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, John Harding, i cili është rreth të pesëdhjetave dhe me origjinë nga Sunderland, po intervistohej nga një prezantues televiziv rus.

Në video ai bën thirrje për ndihmë nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.

Dhe ai thotë se i është thënë se mund të përballet me dënimin me vdekje.

Mësohet se Harding u kap në maj ndërsa luftonte me regjimentin Azov, pjesë e Gardës Kombëtare të Ukrainës, kur njësitë ukrainase që kishin mbrojtur qytetin juglindor të Mariupolit u detyruan të dorëzoheshin.

Miqtë dhe familja e zotit Harding konfirmuan për BBC se ishte ai në video dhe familja e tij po mbështetet nga Ministria e Jashtme.

Ai kishte luftuar në rajonin Donbas të Ukrainës lindore që nga viti 2018.

Ai më parë i tha BBC-së se kishte udhëtuar atje për të përdorur aftësitë e tij si mjek luftarak, për të ndihmuar në luftën kundër rebelëve pro-rusë.

Ndryshe, dy burra të tjerë britanikë, Aiden Aslin dhe Shaun Pinner, të cilët gjithashtu u kapën në Mariupol, janë dënuar me vdekje nga një gjykatë ruse.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kishën Shën Abrahami në Llapushnik të Drenasit, një qytetar…