‘British Airways’ goditet nga një sulm i madh i hakerëve

07 shtator 2018 | 11:19

“British Airways” ka njoftuar për një sulm të madh kundër të të dhënave, në të cilin hakerët vodhën informacione për rreth 380,000 kartela krediti të klientëve.

Kompania ajrore britanike njoftoi të premten se sulmi, i cili ka zgjatur afro dy javë, nuk ka rrezikuar udhëtimet apo informacionet në pasaporta.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Alex Cruz, kërkoi falje për rrjedhjen e të dhënave dhe tha se kjo është shkelja më e keqe e sigurisë në kompani në 20 vjetët e fundit.

“Ne e marrim seriozisht mbrojtjen e të dhënave të klientëve tanë”, ka thënë ai, raporton “Rel”.

Sulmi nga hakerë të panjohur ka ndodhur në periudhën 21 gusht – 5 shtator, ka theksuar “British Airways”, duke i këshilluar konsumatorët që mendojnë se mund të kenë qenë të prekur, të kontaktojnë ofruesin e tyre të kartelave të kreditit dhe të ndjekin udhëzimet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, ka arritur në Kabul,…