Brohorima e entuziazëm | Kjo është atmosfera para ndeshjes Shqipëri-Poloni (Video)

10 shtator 2023 | 19:58

Brohorim dhe entuziazëm është parë tek tifozët përpara fillimit të ndeshjes Shqipëri-Poloni.

Disa me qeleshe në kokë e të tjerë me flamujt e Shqipërisë dhe të Kosovës në duar, ose të hedhur mbi shpinë, janë nisur drejt stadiumit.

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot në 20:45 kundër Polonisë në “Air Albania”. Sfida e Tiranës është e pesta për dy skuadrat që luajnë në grupin E kualifikues të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos (7 pikë) mbajnë vendin e dytë në grup, me një pikë më pak se Çekia (8) dhe një pikë më shumë se Polonia (6).

Për vendin tonë kjo ndeshje është vendimtare për kalimin e Kombëtares në fazën finale të “Gjermani 2024”,

Për këtë ndeshje ka pasur një interes të lartë dhe është raportuar se ka pasur vështirësi në sigurimin e një bilete për ta parë ndeshjen në “Air Albania”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kundërofensiva e Ukrainës ndaj agresorëve rusë do të vazhdojë në…