Broja në verë pritet të largohet përfundimisht nga Chelsea

28 mars 2024 | 14:03

Armando Broja mund të largohet përfundimisht gjatë afatit kalimtar të verës nga skuadra e Chelseat, shkruan “Football Insider”.

Chelsea do të dëgjojë ofertat për sulmuesin shqiptar dhe mesfushorin anglez, Conor Gallaghe. Ekipi anglez përpiqet të shmangë shkeljen e rregullores financiare të Premier Ligës. Broja u huazua te Fulhami në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Me Chelsan, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028. Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat në Angli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgaria po përgatitet edhe për një palë zgjedhje të përgjithshme,…