Broja pas ndeshjes: Keqardhje për humbjen, nuk e meritonim

26 mars 2022 | 22:41

Në prononcimin pas humbjes ndaj iberikëve, Armando Broja ndjeu keqardhje për humbjen, teksa ndër të tjera u shpreh: “Më vjen shumë keq. Për mendimin tim deri në 80 e ca kemi luajtur mirë, kemi pasur raste. Patëm shanse në fund. Na ndëshkuan me gol të bukur. Është gjë e vogël që të dhëmb. Deri në fund kemi luajtur mirë, por duhet edhe më shumë”.

“Jam shumë i kënaqur për numrin 9, Shqipëria është gjaku im. Desha ta fitonim ndeshjen të gjithë bashkë. Gjynah që nuk kemi marrë barazim. Duhet të punojmë më shumë si ekip në stërvitje. Nuk kam pengje. Nuk ndryshon dot gjë mbrapa ndeshjes. Cikalleshi kishte rast flagrant në pjesën e parë, kemi pasur disa raste, edhe mund ta fitonim ndeshjen. Mungoi fati dhe pasimi i fundit. Mundemi të luajmë edhe më shumë. Jam shumë i kënaqur që luajta titullar. Trajneri e bën formacionin, detyra ime është të stërvitem mirën. Kam patur shumë kënaqësi. Jam i mërzitur që nuk barazuam pse jo edhe të fitonim, duhet të nxjerrim mësim”, u shpreh Broja për “RTSH”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish komandanti i Njesisë Speciale të UÇK-së në Zonën Operative…