
Broku takon Ramën në Gjermani: Urime, sa herë unë vij të ‘të vras’ ti ngjitesh më lart
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me ish-kryetarin e komisionit të Jashtëm në Parlamentin Evropian, Elmar Brok në Aachen të Gjermanisë.
Rama ka publikuar në rrjetet sociale dialogun që ka pasur me Brokun, i cili ka mbështetur opozitën në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Elmar Brok: Edi, urime! Eh, erdha përsëri në Tiranë të të vrisja, po ti sa herë unë vij të ‘të vras’ ngjitesh më lart! Unë: Elmar, vetëm një gjë s’kam për të ta falur kurrë! Vjen në Tiranë dhe s’pi një kafe me mua, ndërkohë që unë të jam borxhli, sepse siç thoshte Niçja: ‘Çfarë s’të vret, të bën më të fortë!’. Plas e qeshura dhe përqafohemi si miq të vjetër Aachen, Gjermani”, ka shkruar Rama.
Kryeministri Rama ndodhet në Aachen, Gjermani ku merr pjesë në “Charlemagne Europa Forum”.