Abazi për Kurtin: Azgan me qytetarët dhe bizneset, në favor të shitblerësve të rrymës
29 maj 2025
| 15:07
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka reaguar për protestën e bizneseve të cilët bllokuan për dy herë hyrjet kyçe të kryeqytetit.
Sipas Abazit, ajo që qeveria në detyrë po bën është në favor të shitblerësve të energjisë elektrikeve.
“16.1%. Luftë biznesit dhe sektorit privat! Azgan me qytetarët e biznesin, në favor të shitblerësve të energjisë elektrike e rrjetave të Hamovicit e Lazarevicit. Asnjë kilovat energji nuk është shtuar për pesë vite, asnjë panel solar nuk është vendos në Kosovë! Zoti e bëftë hajr!”, ka shkruar Abazi në “Facebook”.



