Brukseli s’ka datë për takimin e radhës Thaçi-Vuçiq

11 tetor 14:55

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijanciq, ka treguar se ende nuk dihet data e takimit  të radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

 Ajo ka deklaruar se në momentin që do të caktohet data do të informohet publiku.

 “Në këtë moment nuk mund të japim një datë për takimin e radhës të nivelit të lartë në kontekstin e dialogut. Por në momentin që do ta kemi një datë, do ta bëjmë publike”, ka thënë Kocijanciq për gazetën “Express”.

 E pyetur rreth asaj se çfarë do të diskutohet në takimin e mundshëm të radhës, ajo ka thënë se për këtë përgjegjëse janë të dy palët e përfshira në dialog.

 “Agjenda dhe formati në dialog caktohet nga të dy palët”, është shprehur ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 27 aktakuza kundër 27…