BSPK-ja jep detaje për protestën e 1 Majit

30 prill 2018 | 11:09

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) nesër do të organizojë protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët.

Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, ka bërë me dije se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë.

Kjo protestë, sipas udhëheqësve të BSPK-së, do të bëhet për t’iu tërhequr vërejtjen qeveritarëve se nuk janë duke bërë sa duhet për të drejtat e punëtorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli i Kosovës të ardhmen e ka të ndritur, pasi…