Itali: I moshuari godet me thikë gruan, më pas hidhet nga pallati pasi mendoi se kishte ndërruar jetë

19 shtator 2023 | 21:05

Një një 83-vjeçar goditi disa herë me thikë gruan e tij 77-vjeçare në Castellanza të Italisë.

Më pas, duke besuar se ajo kishte vdekur, ai u hodh nga kati i katërt i pallatit ku banonin së bashku.

Burri i identifikuar si Renato Oggioni ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ka qenë vetë gruaja Carla Marmonti që ka telefonuar për të kërkuar ndihmë, e cila është gjetur në tokë në një pellg gjaku.

Ajo është transportuar me urgjencë në spitalin e Legnano, ku iu nënshtrua një operacioni delikat.

Sipas mediave italianë, gjendja e saj shëndetësore është e rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në grupin G, Leipzig triumfoi 1-3 ndaj Young Boys. Gjermanët…