Leipzigu triumfon në Zvicër ndaj Young Boys

19 shtator 2023 | 20:59

Në grupin G, Leipzig triumfoi 1-3 ndaj Young Boys. Gjermanët realizuan të parët me Simakan, por brenda fraksionit, Elia u kundërpërgjigj me golin e barazimit.

Tri pikët e para në grup për ekipin e Rose i dhuroi goli i Schlager, ndërsa goli i Sesko thelloi shifrat. Në Zvicër arbitroi gjyqtari shqiptar Enea Jorgji. Jorxhi kishte mjaft punë në Bern, ku nxori nga xhepi kartonin e verdhë 7 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronarët e kompanisë zvicerane “Bächi-Cord AG”, David Bächi dhe Adrian…