Buffoni: Mund të luaj deri në moshën 50-vjeçare

10 tetor 2018 | 15:09

Karriera e Gianluigi Buffonit mund të zgjasë edhe 10 vjet të tjera. Duket diçka në kufijtë e të pabesueshmes, por është vetë portieri 40-vjeçar që e deklaron diçka të tillë.

Buffoni po përjeton një rini të dytë te PSG-ja dhe ndihet shumë i lumtur te kampionët e Francës. Kontrata që ka nënshkruar me klubin parisien është 1+1, por Buffoni nuk dëshiron të ndalet me kaq dhe në një intervistë për mediet franceze e thotë me bindje këtë gjë: “Të luaj deri në moshën 50-vjeçare? Pse jo, kur isha 32-vjeçar mendoja se do ta lija futbollin në moshën 35-vjeçare. Kur arrita në atë moshë mendova ta lija kur të bëhesha 38 e, kur shkova 38, thashë po e shtyj deri 40. Ja ku jam, me të njëjtën dëshirë, për të luajtur si në fillimet e mia”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin ndaj të miturit…