Buja kritikon Qeverinë për shumë gabime

10 maj 2022 | 09:29

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ramë Buja në një intervistë për Ekonomia Online tha se Qeveria Kurti ka bërë shumë gabime, madje edhe i ka fshehur lëshimet e bëra.

Buja moslejimin e formimit të Komisionit Hetimor për energji ai e konsideron si gabimin më të rëndë deri më tani.

“Opozita s’ka si ta vlerësoj pozitivisht Qeverisjen Kurti, për faktin shumë të ditur sepse në këtë vit të qeverisjes janë bërë shumë gabime, shumë lëshime dhe këtë nuk mund ta vlerësojmë pozitivisht askush. Besoj as ata që logjikshëm mendojnë edhe ata që i kanë dhënë votën sepse në fakt kanë ndodhur gabime. Nuk ka qeverisje të pagabueshme, por në fakt fshehja e tyre është tepër e rëndë”, ka deklaruar Buja.

“Andaj edhe Komisioni për Hetim që donte ta bënte opozita nuk donte ta lejonin këtë gjë, kjo ishte diçka që fliste që diçka po fshihej. Kështu që kjo ishte ajo më e rënda që ndodhi deri më tani. Por, pas presionit që bëri opozita, një presion ndoshta jo bash logjik e bash përmbajtjesorë e bash i kulturuar, por megjithatë ndodhi ajo që ndodhi e nga presioni u themelua edhe komisioni”, ka thënë Buja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryediplomatja, Donika Gërvalla, ka folur edhe një herë për ambasadorin…