Bujar Nishani kërkon izolim politik dhe ekonomik të Serbisë

21 nëntor 2018 | 12:16

Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka komentuar mospranimin e Kosovës në Interpol.

Ai ka thënë se Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë.

“Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të pajtimit, është nxitje e urrejtjes në Ballkan në vend të mirëkuptimit, do të thotë mburojë për krimin e organizuar në vend të sundimit të ligjit.
Kjo ‘aleancë anti’, është një reminishencë e vjetër për të gjalluar hegjemoninë serbe kundër popujve të tjerë të Ballkanit. Turp! Shqipëria duhet të iniciojë me vendet e tjera të Ballkanit një proces izolimi ekonomik e politik ndaj platformës destruktive të Serbisë e cila vazhdon të investohet me aleatët e saj në minimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit”, ka shkruar Nishani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL nuk është gjë tjetër veçse mbajtja gjallë e armiqësisë në vend të…

Gepostet von Bujar Nishani am Mittwoch, 21. November 2018

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Lafiti, dhe Jetullah Kabashi,…