Bujar Osmani i fton për Iftar të gjithë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut

21 mars 2024 | 13:57

Kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) për president në Maqedoni të Veriut,  Bujar Osmani ka njoftuar se i ka ftuar për Iftar të gjithë kandidatët e tjerë.

Ai ka thënë se pret të bashkëbisedojnë dhe të dakordohen për një fushatë pozitive.

“Në ditën kur presim konfirmimin e kandidaturave tona për postin e presidentit të Republikë së Maqedonisë së Veriut, i ftoj kandidatët Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova, Arben Taravari dhe Maksim Dimitrievski në iftar të përbashkët që nën frymën e këtij muaji të shenjtë të bashkëbisedojmë dhe dakordohemi për një fushatë pozitive, konstruktive dhe për një garë idesh për një president evropian”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka njoftuar se do ta…