Bujar Osmani: Jemi gardianë të Kosovës

10 gusht 2022 | 13:06

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani kritikohet shpesh nga opozita dhe një pjesë e opinionistëve maqedonas për aktivitetin e tij diplomatik të cilin e shtrinë edhe për çështjet e hapura të Republikës së Kosovës në rrethanat ndërkombëtare.

Edhe si zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane, Osmani sulmohej për të njëjtën arsye. Kujtojmë Osmani atëherë nuk kishte marrë pjesë në një konferencë të organizuar në Bosnjë e Hercegovinë për arsye se aty nuk ishte ftuar Kosova.

Tani si kryediplomat i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kur ka marrë pjesë në seancën e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Torino, në maj të këtij viti, ka kërkuar që të pranohet Republika e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Përderisa Këshilli i Evropës përjashtoi vendin (Rusinë) i cili i shkeli vlerat themelore të organizatës, duhet ta mbështesin kërkesën e Kosovës si shtet që i pasqyron gjithë vlerat e kësaj organizate”, kishte thënë i pari i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut.

Edhe në raport me qëndrimin e Kosovës ndaj “Ballkanit të hapur” si iniciativë rajonale, kryediplomati Osmani ka qenë i prerë: “Nëse e shohim një element se po i bëhet dëm Kosovës, ja unë po e marr përgjegjësinë, po them në emër të Qeverisë, se Maqedonia nuk do të jetë pjesë e iniciativës. Ne do të jemi gardian i interesit të Kosovës, nëse shohim se ka një dëm për Kosovën, për pavarësinë e saj, për njohjen e ndërsjellë, për rrumbullakimin e shtetformësisë. Ne jemi gardianë të Kosovës. Çfarë duhet tjetër të themi? Ja, po flas edhe në emër të BDI-së, po flas edhe në emër të qeverisë, ne nuk do të rrimë asnjë minutë në atë iniciativë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimet në bregdetin e jugut të Shqipërisë po vazhdojnë të…