BUKA, ARMA E NËNË STANA GASHIT NË LUFTË KUNDËR SERBISË PUSHTUESE
Në historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta nuk është bërë vetëm me pushkë e armë të tjera kundër Serbisë pushtuese!
Lufta është bërë edhe me bukë, e me kripë e me zemër, por edhe me besë dhe me sakrificë heroike mbinjerëzore atdhetare shqiptare!
Figura e Nënë Stana Pjetër Gashit qëndron si simbol i fuqishëm i qëndresës, i rolit të gruas shqiptare katolike në luftë dhe i transformimit të gjësë më të thjeshtë bukës, në armë kundër pushtimit!
Buka, për shqiptarin jo vetëm në kohë lufte, nuk është thjesht ushqim, ajo është jetë, është mikpritje, është besë dhe është nder!
Në kohë lufte, buka bëhet më shumë se kaq bëhet mbijetesë, bëhet forcë morale, bëhet vazhdimësi e qëndresës!
Kur armiku përpiqet të izolojë një popull, ta vdesë nga uria, ta lodhë dhe ta thyejë, çdo kafshatë buke që u jepet luftëtarëve shndërrohet në një akt të drejtpërdrejtë rezistence!
Buka është ndër ushqimet më të vjetra dhe më të përhapura në botë, ka qenë dhe mbetet pjesë thelbësore e ekzistencës dhe jetës njerëzore!
Në kohët më të vështira, kur forcat pushtuese serbe kontrollonin rrugët, kur rrethonin fshatrat dhe përpiqeshin të ndërprisnin çdo furnizim për luftëtarët e UÇK-së, shumë nëna e gra shqiptare morën mbi supe barrën e rëndë, të heshtur por vendimtare për fatet e luftës çliririmtare, të ushqenin bijtë e bijat e popullit shqiptar të reshtuar në radhët e UÇK-së!
Në mesin e atyre nënave, Nënë Stana Gashi u bë simbol i bukëdhënëses së madhe, që ushqeu mbi 300 ushtarët e UÇK-së!
Nëna e UÇK-së, Nënë Stanë Pjetër Gashi, nuk kishte armë në dorë, por kishte duar që gatuanin, zemër që nuk trembej dhe kishte vendosmëri që nuk thyhej përballë forcave ushtarako-policore pushtuese serbe!
Në çdo bukë që gatuhej dhe që dilte nga furra e bukës së Nënë Stanës, që shtrohej për ushtarët çlirimtarë në sofrën e saj, më shumë se miell, kishte ujë e kripë!
Buka e Nënë Stanës ishte shpresë për luftëtarët, ishte mbështetje për rezistencën e armatosur fitimtare të luftëtarëve shqiptar të UÇK-së!
Sipas tregimeve të Nënë Stanës, Ajo bukën shpesh e përgatiste natën, në heshtje, por edhe me frikën e bastisjeve, me rrezikun e përhershëm të sulmeve dhe të ndëshkimit nga pushtuesit serbë!
Por frika nuk e ndali Nënë Stanë Pjetër Gashin!
Çdo bukë që dilte nga duart e heroinës Nënë Stana, ishte një giditje e hapur ndaj pushtimit serb në Kosovë!
Pushtuesit serbë dhe tradhtarët e dinin se lufta nuk fitohet vetëm duke ndjekur e vrarë dhe zënë robër luftëtarët e UÇK-së, por edhe duke ua ndërprerë atyre edhe ushqimet!
Ashtu sikur e dimë nga e kaluara jonë historike, uria është armë e vjetër klasike e luftërave pushtuese!
Buka e Nënë Stanës nuk hahej vetëm në sofrën e saj në Shtëpinë Bazë e UÇK-së në Peshter të Brusit, por ajo merrej me vete nga ushtarët dhe udhëtonte në mënyra të ndryshme, në trastë, në shportë, e fshehur nën rroba dhe e ndarë në copa!
Roli i nënave dhe grave shqiptare në luftën për liri të popullit tonë, shpesh është nënvlerësuar, sepse nuk ka qenë gjithmonë e dukshme në vijën e parë të frontit për liri kundër Serbisë pushtuese!
Por pa ato nëna e gra të panumërta, pa ato duar që gatuanin bukë, lufta e armatosur çlirimtare nuk do të kishte atë jehonë e ato suksese që pati përballë forcave ushtarako-policore të Serbisë pushtuese!
Nënë Stana Gashi është njëra ndër ato heroina të gjalla, që përfaqëson pikërisht këtë figurë të madh e kardinale të luftës për liri, çlirim e Pavarësi nga okupatori serb!
Nënë Stanë Pjetër Gashi, përfaqëson personazhen e heshtur të fushës së luftës, Ajo ishte ushtare pa uniformë!
Buka e dalë nga duart e arta të Nënë Stanës në kohën e luftës ishte mesazhi se populli shqiptar nuk thyhej e as nuk mundej, por ishte një dëshmi se edhe në rrethim, e në gjirin e bishës serbe, edhe në frikë, edhe në varfëri, shqiptarët pasardhësit origjinalë të Gjergj Kastriot Skënderbeut ndihmonin njëri-tjetrin me heroizëm të pashembullt!
Në çdo kafshatë të bukës së Nënë Stanës, luftëtarët e UÇK-së, ndienin dorën e nënës shqiptare, ndienin mbështetjen e popullit, ndienin se nuk ishin të vetëm!
Në traditën historike shqiptare, dihet se nëna është shtyllë e familjes, por në kohë lufte ajo bëhet shtyllë e kombit!
Nëna shqiptare katolike Stana Pjetër Gashi e tejkaloi rolin e zakonshëm të Nënës shqiptare në luftën për liri!
Ajo u bë Nënë e bukës me të cilën nuk ushqeu vetëm bijtë e bijat e saj, por ushqeu bijtë e bijat e lirisë, luftëtarët e UÇK-së!
Kafshata e bukës është si fisheku, sepse, një bukë e pjekur në kohë rreziku mund të vlejë sa një pushkë!
Një nënë që ushqen në kohë lufte luftëtarët mund të jetë po aq e rëndësishme sa një luftëtar në front!
Prandaj buka e Nënë Stana Gashit nuk ishte vetëm ushqim, ajo ishte akt luftarak çlirimtar, akt kombëtar, akt politik progresiv antiserb!
Buka e Nënë Stanës, Nënës shqiptare katolike të UÇK-së, ishte arma morale kundër pushtuesit serbë, të cilët na donin të përçarë e të ndarë në katolik e myslimanë e kundër njëri-tjetrit në vëllavrasje!
Sot, nderimi i Nënës së UÇK-së, Nënë Stanës mbetet një thirrje historike, për të mos e harruar se lufta për liri, çlirim e Pavarësi të Kosovës është vepër heroike kolektive shqiptare dhe euroatlantike!
Në sistorinë e Kosovës së Re, të lirë, të çliruar e të Pavaruar nga Serbia pushtuese, me ndihmën e aleates sonë të madhe Çlçlirimtares Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, buka e Nënë Stana Gashit mbetet një simbol i fuqishëm, një armë e thjeshtë, por vendimtare, në luftën kundër Serbisë gjenocidale!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 1 Maj 2026!




