BUKA E NËNËS!

31 gusht 2023 | 23:30


Ismet Sylejmani

Nëna është emri për të cilin kanë menduar e shkruar me qindra, mijëra e miliona njerëz, e ndoshta edhe më shumë!
Mendje nga më të ndriturat e pena nga më të shkathtat, më të zgjuarat e më të përgaditurat, ua kanë kushtuar veprat e krijimet e tyre, nga më të mirat e nga më të mëdhatë Nënave, atyre heroinave që me lindjet e Tyre dhe me angazhimin e kujdesin hyjnor e mbinjerëzor, kanë vënë dhe kanë lënë vulën e pashlyeshme në planetin njerëzor të të gjitha viteve, shekujve e mijëvjeçarëve!

Mund ta them pa asnjë frikë e me përgjegjësi absolute, se buka për çdo Nënë është e para pyetje që ia ka bërë femiut të saj, kurdoherë e në çdo kohë të kontaktit që e ka pasur!

A ke ngrënë bukë!
Kur ke ngrënë bukë!
Me çka e ke ngrënë bukën!
Me do me ngrënë bukë!
A don bukë!
Ejani se u shtru sofra… etj., etj…

Çfarë gjelle dëshiron të të përgadis me bukë!
Mos rri pa bukë, e shumë pyetje e shqetësime të tjera të ligjshme, e të natyrshme të Nënës, në lidhje me bukën për krijesën e krijesat e Saja!
Nënat shqiptare, por me siguri se edhe të gjitha Nënat e tërë planetit njerëzor, sikur kjo foto e bukës historike që e keni postuar Juve i nderuar Zymer Kuqaj, shumë kanë dërguar në drejtime të ndryshme!
Por unë do të veçoja për këtë koment në disa drejtime dërgesën e bukës nga Nëna shqiptare!
Buka e Nënës dhe nga duart e Nënës shqiptare, është histori në vete dhe e mbuluar me lavdi, sepse Nënat tona heroina, me lindjet e tyre dhe me bukën e gatuar në shekuj nga duart e Tyre të arta, që kanë ushqyer fëmijet e tyre dhe pjestarët e popullit tonë, kanë triumfuar kundër të gjithë armiqëve e pushtuesve dhe kanë shpartalluar të gjitha planet për shfarosje e për asimilim të popullit shqiptar, nga maltuset serbo-maqedono-malazez, të kohës së regjimit titist!
Buka e gatuar nga duartë e arta të Nënës shqiptare, e cila është dërguar në frontet e luftërave të luftëtarëve çlirimtar e mbrojtësve shqiptar ka arritur në çdo vënd!
Buka e Nënës shqiptare ka ushqyer nëpër malet kala, atëherë kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu, qëndronte për ditë e netë të tëra në malet mbi Kalanë e Krujës së rrethuar nga hordhitë pushtuese tureke!
Buka e Nënës shqiptare është shpërndarë dorë me dorë në muret dhe bedenet e Kalasë në Krujë e Shkodër, atëherë kur sulmoheshin nga eskadronet e vdekjes të ushtrisë turke, dhe ka shkuar për mbrojtësit sypatrembur shqiptar!
Buka e Nënës shqiptare ka ushqyer udhëheqësit trima e dalezotës të fateve të Atdheut në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të Udhëhequr nga Abdyl Frasheri!
Buka e Nënës shqiptare ka shkuar për luftëtarët e qetave kaqake që luftonin kundër krajlëve të Serbisë në Arbërinë e vogël, në Drenicën e kuqe heroke!
Buka e Nënës shqiptare bashkë me plumbat, iu janë gjetur Tribunit të Vegjelisë Bajram Currit në Shpellën e Dragobisë!
Buka e Nënës shqiptare u është dërguar nëpër të gjitha frontet për partizanët trima e liridashës gjatë LANÇ- së në Shqipëri e në Kosovë dhe vise në Luftën e Dytë Botërore!
Buka e Nënës shqiptare ka shkuar nëpër të gjitha burgjet e ish-Jugosllavisë dhe në çdo qeli ku, janë torturuar, kanë vuajtur dhe janë dergjur të burgosurit politik dhe patriot shqiptar!
Buka e Nënës shqiptare ka ushqyer fëmijet dhe familjen heroike të Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jashari dhe qindra e mijëra familje shqiptare!
Buka e Nënës shqiptare ka ushqyer me qindra e mijëra luftëtarë legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe UÇPMB-së!

Dhe krejt në fund të lumtë Ty i nderuar Zymer Kuqaj, që e ke ruajtur Bukën e Nënës!

Mbahu dhe qendro i fortë, se paske barrë të rëndë mbi supe!
Por edhe Ajo cope Bukë e shtrenjtë e bërë nga duarte e Nënës Tuaj, të jep forcë e të shton energji për jetë të gjatë, fitore e të ardhme të mirë e të ndritur Tuajën e të familjes!

Nderim Nënës Tuaj dhe të gjitha Nënave që shpartalluan planet shfarosëse të Çubrilloviqëve e Milosheviqëve, që u vranë e u masakruan, që u dogjën të gjalla nga policia e ushtria, nga çetniket e shfarosesit gjenocidal e masakrues të Serbisë pushtuese!
Lavdi Nënave shqiptare!

Prishtinë, 31 Gusht 2023

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazim Hoxha ???? ??̈ ???̈?? ????????? Gjatë lëvizjes gjithëkombëtare në…