‘Bukuri përrallore’, presidentja bën thirrje që të vizitohet sa më shumë Dragashi (video)

15 gusht 2023 | 16:30

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, të martën ka qëndruar në Komunën e Dragashit.

Ajo atje është takuar me kryetarin e komunës, Bexhet Xheladini, me asamblenë komunale, OJQ, përfshirë edhe ato që udhëhiqen nga gratë e nga komunitetet.

“Kemi pasur një ditë me përplot takime të rëndësishme”, ka thënë ajo në një video ku ka përmbledhur vizitën  e saj.

Osmani që edhe gjatë rrugës është ndalur për një “selfie”, ka thënë se malet e Sharrit ofrojnë një pamje përrallore dhe se duhet të investohet në turizmin malor të kësaj komune.

“Natyrisht që për ne si institucion i Presidencës është me rëndësi për ne që qytetarët nga të gjitha komunat e Kosovës ta kenë zërin e tyre të dëgjuar, të flasin për sfidat që ballafaqohen, por mbi të gjitha t’i promovojmë këto bukuri përrallore që i ofrojnë malet magjepsëse të Sharrit. Me kryetarin e komunës patëm mundësinë që të diskutojmë se si ta promovojmë turizmin malor sa më shumë”, ka thënë Osmani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Qeverisë Kurti nuk do t’i ndihmojë as arroganca e numrave…