Buldozerët gati të rrënojnë kazinot në kufirin me Serbinë

18 shtator 2020 | 23:57

Policia e Kosovës ka marrë një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale.

Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar.

Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, tash kanë ardhur edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.

Pamjet e me poshtme tregojnë me fotografi buldozerë në Karaçevë, drejtuar për në objektet ku zhvillohej kjo veprimtari ilegale.

E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në “Facebook”.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione./ Rtklive

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hande Erçel dhe Kerem Bursin tash e sa ditë kanë…