Bullgaria tërheq ambasadorin e saj nga Maqedonia

25 janar 2023 | 23:12

Ambasadori bullgar në Maqedoni, Angel Angelov, do të qëndrojë jashtë vendit derisa Sofja të shohë shenja ndryshimi.

Është cinike të diskutosh projekte me RMV-në ndërsa Hristijan Pendikov është i shtrirë në spital, tha Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikollai Milkov, njofton “BGNES”.

Milkov është intervistuar sot në seancën e Komisionit për Politikë të Jashtme. Kryetarja e Komisionit, Ekaterina Zakharieva, në seancë ftoi edhe ambasadorin Angel Angelov. Seanca zhvillohet në sfondin e rrahjes brutale të Hristijan Pendikov.

“Nëse RMV vazhdon të sillet kështu, është e mundur që ne të vendosim sërish veton. Është cinizëm të diskutosh për projektet e eko-shtigjeve me vendin derisa Pendikov është në spital”, tha Milkov.

Nëse Maqedonia e Veriut dëshiron të vazhdojë në rrugën evropiane, duhet t’i përmbushë obligimet e veta, Bullgaria duhet vetëm ta ndjekë këtë realizim”, theksoi ai.

Millkov sqaroi se “ne jemi të hapur për dialog nëse në RMV diskutohen projekte për mbrojtjen e bullgarëve dhe ato do të jenë në rend dite”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy luftanije të NATO-s, një amerikane dhe një turke, u…