
Bulliqi kandidon përsëri për kryetar të Podujevës
30 maj 2025
| 14:15
Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur sërish që Shpejtim Bulliqi të jetë i nominuari i kësaj partie për kryetar për zgjedhjet lokale.
Kjo është bërë me dje në një ceremoni në zyrat e kësaj partie në Podujevë.
Në këtë ceremoni prezent ka qenë edhe kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, si dhe zyrtarë e deputetë të kësaj ane.
Vetëvendosje ka lëvduar udhëheqjen e deritanishme të Bulliqit në krye të kësaj komune, duke përmendur disa punë atje.
“Në Llap, nuk ka prapakthim. Vazhdojmë edhe për një mandat, fuqishëm, me profesorin e kryetarin Shpejtim! Urime nominimin kryetar Bulliqi dhe urime të gjithë qytetarëve të Besianës!”, ka njoftuar Vetëvendosje.